Pages

Banner 468

Monday, December 3, 2012

7 vjeçari nga Kosova, një fëmijë gjeni

 


Erlis Arifi është emri i djaloshit 7 vjeçar nga Kosova i cili po ecën rrugës të të qenit një gjeni. Djaloshi i vogël nga Prishtina mahnitë me aftësit e tij në lëmi të ndryshme, sidomos në gjeografi ku është problem të garosh me të. Ani pse vetëm 7 vjeçar, Erlisi i njeh të gjitha shtetet, kryeqytet e botës, të gjithë flamujt e shteteve në botë, shumë himne të tyre si dhe me përpikmëri të tregon shumicën e stemave dhe domëthënien e tyre që kanë flamujt e shteteve botërore. Prindërit e tij, Bekimi e Shqipja i kanë siguruar atij një bibliotekë të pasur me atlas e harta të ndryshme, që për të janë dhurata më e mirë. Detyrat dhe obligimet e klasës së dytë në shkollë, janë diçka monotone për të pasi që ai më shumë preferon të zhytet në libra të astronomisë, universit, për të realizuar ëndrrën e tij për të qenë shkencëtarë. Kërkimet kompjuterike janë gjëja më e pëlqyer për të, madje në një lojë online ai kishte garuar me mijëra persona nga bota në një kuiz se kush njeh më shumë kryeqytete e flamuj në botë, duke zënë vendin e shtatë, duke u prezantuar me flamurin e Shqipërisë. Sygjerime nga njerëz të ndryshëm ka pas që Erlisi të avansoj në shkollë, pasi që klasa e dytë duket diçka e lehtë për të, por që prindërit e tij kanë dëshirë që ai të rritet në hap me moshatarët e tij. Në shkollë njihet edhe si një talent i jashtëzakonshëm i matematikës. Për Erlisin ka shkruar edhe revista që shpërndahet në Evropë, “Gjuha Ime”